(Rrefim) Si kembengulnin per te gjetur leke borxh

1. Ftesa per tu bere pjese e mega holdings

Jam nje person i cili ka shpetuar nga mashtrimi i mega holdings.
Nje shoqja ime e fakultetit permes rrjetit social (facebook) me komunikoi nese isha i interesuar te punoja? dhe une u shpreha mjaft entuziast. Fillova ta pyesja se ku konsistonte… cfare do te beja… sa do te ishte rroga… orari… dhe ajo nuk me thoshte as edhe nje gje te vetme. Lam orar takimi, tek Taiwani (vendi ku zakonisht beheshin takimet ose La Voglia) dhe ku aty me priste edhe nje vajze bjonde.

2. Prezantimi i mega holdings

Filloi te me shpjegonte qe ka te beje me nje web, foto gjera lluksoze, moto te cilat kishin te benin me motivimin e te tilla te ngjashme, e keto te shprehura nepermjet power-ponit-it. U ndjeva shume ne siklet te them te drejten, kisha degjuar edhe me pare dicka te ngjashme, por asnjhere se kisha kuptuar se ku funksiononte. Ajo pohoi qe puna konsistonte ne 2 pika, e para kishte te bente me blerjen e web-it prej 750$ dhe ku kishe hapsire sa te doje, emaile pa fund dhe do te fitoje para nese beje kontrat me google, dhe e dyta kishte te bente me planin e biznesit ku duhej te kontaktoje me miq e mikesha me njerez te besueshem dhe qe do te “deshiroje ti ndihmoje” dhe te beheshin pjese e skemes, e ku nepermjet futjes se tyre ne kompani do te fitoje menjehere sapo te kishe krijuar cifitin e 1.

3. Leke borxh?

Mua nuk me pelqeu aspak. I thash nuk kam mundesi, por vajza kembengulte duke me dhene alternativa te shumta lidhur me mundesine se si ti siguroja leket, duke marre kredi studentore, duke i kerkuar borxh 20 mije leke te vjetra mbi 50 njerezve e idiotesira te tilla ne menyre qe te perfshihesha e ku leket dhe borxhet do ti laja shume shpejte. Mu ngjiten per me shume se 2-3 muaj duke me marre ne telefon, duke me thene qe eshte shume fitimprurese, do behesh “i pasur” dhe do te jetosh jeten e enderrave te tua. As une nuk i thoja dot jo shoqes time qe e gjitha kjo eshte mashtrim, por mundohesha ti thoja qe nuk kam mundesi financiare… vetem pas disa kohesh ajo e kuptoi qe ishte e kot, dhe une ja bera te ditur qe nuk mundem perfundimisht dhe nuk do te futem.

4. Demaskimi i Mega Holdings

Gjithashtu kam klikuar ne internet dhe mesova akoma me shume rreth kesaj kompanie nepermjet nje faqeje e cila e kishte demaskuar si kompani me fakte te pakomprometueshme.

Jam shume i lumtur qe nuk rrash pre e ketij mashtrimi, dhe me vjen keq per shoqen time e cila deri sot e kesaj dite ska marre asnje kokerr leku, e ku nderkoh vazhdon e i mbeshtet dhe ka shpresen se do te fitoj. I lutem te gjithe te rinjve me shpirt qe mos u mashtroni, mos gaboni! Do prishni miqesira e do ngaterroheni ne rrethe vicioze te pa kalueshme…

ky eshte nje MASHTRIM, qe do tu shkaterroje familjen, shoqerine por edhe jeten tuaj! Veproni sa jeni ne kohe, dhe denocojeni kete kompani qe po rrjep lekuren dhe djersen e popullit te varfer Shqipetar!!!

 

Shenim nga editori:

Me nje website te llojit te ndertuar me EDC (produktin e mega holdings) nuk eshte e mundur te marresh aprovim nga google per adsense. Adsense nuk eshte nje kontrate me google sic shprehen prezantueset/it e mega holdings. Pjesa e dyte eshte sistemi i piramides i thene shqip. Ti fton 2 shoke te tu, ata 2 nga 2 te tjere, ata 4 nga 2 te tjere, ata 8 nga dy te tjere e keshtu me rradhe…

Hapesira e websitit tuaj do te jete vetem 10GB dhe jo me shume, pa limit eshte vetem nje mashtrim. Gjithashtu nuk keni FTP, pra te beni upload dosje te medha ne serverin ku ndodhet websiti juaj eshte e pamundur! Por  fatkeqsisht shumica e te rinjve te futur ne kete mes nuk kane dijen e duhur ne anen teknike te ketyre gjerave. Thjeshte te thone “cdo gje pa limit” e asgje me teper.

 

Komento

replique sac a main replique sac a main pas cher replica handtaschen replica handtaschen replica chanel borse replica borse replica louis vuitton bolsos replica bolsos replica handtassen replica handtassen է֧֧ӧ ާܧ ֧ݧڧܧ ާܧ replica rolex uhren replica bolsos ֧ݧڧܧ ާܧ replica gucci handtassen replica hermes handtassen replique sac de luxe է֧֧ӧ ާܧ
replica rolex uhren replica hermes taschen replica louis vuitton handtaschen